Kryefaqja Box 5 Dhimbjet e gjurit tani mund të kurohen në shtëpi, ndiqni këto udhëzime!

Dhimbjet e gjurit tani mund të kurohen në shtëpi, ndiqni këto udhëzime!

0
Shpërndaje

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

gjuriDhimbja në gju është padyshim një nga problemet më të zakonshme shëndetësore. Disa shkaqe të dhimbjeve të gjurit janë:

  • Artriti
  • Osteoartriti
  • Artriti reumatoid
  • Artriti septik
  • Bursiti
  • Cistet e gjurit
  • Frakturat
  • Gutta
  • Dëmtimet dhe paqëndrueshmëritë e ligamentit

Shpesh për të kuruar këto dhimbje mund të bazoheni tek mjekësia alternative e cila mund të rezultojë shumë efikse. Përdorimi i vajit të kokosit dhe piperit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë më shumë nga sa mund ta imagjinoni.

Piperi i kuq përmban kapsaikin e cila shkakton një ndjesi të ngrohtë rreth zonës së gjurit, duke reduktuar dhimbjen dhe ënjtjen.

Përbërësit:

2 lugë piper i kuq

1filxhan vaj ulliri

Udhëzime:

Përzieni përbërësit për të përgatitur një paste homogjene dhe aplikojeni atë në zonën e prekur. Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë për një javë.

Vaji i kokosit ka gjithashtu veti shumë të fuqishme anti-inflamatore dhe në mënyrë efikase trajton dhimbjet në gju.

Përbërësit:

Gjysëm filxhani vaj kokosi

Udhëzime:

Ngrohni vajin për 3 minuta dhe pastaj e aplikoni atë në gju duke e masazhuar nëpërmjet gishtave. E lini të veprojë për disa orë dhe pastaj lani pjesën e gjurit. Përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë.

Këshillohet të konsultoheni mem mjekun para çdo recete që vendosni të aplikoni!

Burimi: healthyfood

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here