Për gazetën Shëndet + dhe Shëndeti Online: Rolina Naco, dietologe

Zhvillimi i diabeti te fëmijët është kryesisht rezultat i rritjes së obezitetit që në fëmijëri, e cila është një pasojë e marrjes në sasi tepër të lartë të kalorive, si dhe reduktimi i aktivitetiti fizik, i cili duhet të shoqërojë patjetër një zhvillim normal. Dhjamosja e tepërt është rezultat i një ushqyerje jo thjesht në masa shumë të mëdha, por edhe me përbërje aspak cilësore, duke marrë kalori ‘boshe’.

diabet 2Çfarë nënkuptojmë me kalori boshe

Nëse ne konsumojmë një sallatë me perime me vaj ulliri me pak djath, le të themi se ne marrim rreth 300 kalori, por së bashku me këto kalori marrim plot vlera antioksiduese nga perimet: fibra, vitamina; acide yndyrore të mira nga vaji i ullirit dhe proteina dhe kalcium nga djathi.

Por nëse konsumojmë një pako patatina që përmban 300kalori, në to marrim kryesisht karbohidrate nga patatja, yndyrë jo të mirë nga skuqja dhe një sasi shumë të lartë në kripë.

Ushqimet e sotme janë tej mase të përpunuara duke i bërë ato të varfra në vlera ushqimore dhe sigurisht një organizëm që merr më pak vitamina, kripëra minerale dhe antioksidues është edhe më i ekspozuar ndaj rrezikut për zhvillimin e shumë sëmundjeve. Në moshë të vogël kemi rrezikun e një moszhvillimi të mirë.

Ja çfarë tjetër ndikon për të rritur rrezikun

Edhe diabeti i fëmijëve mund të zhvillohet më lehtë te fëmijët të cilët kanë një pjesëtar të familjes me diabet tip 2 dhe në veçanti të afërmit e shkallës së parë dhe të dytë.

Fëmijët e lindur me peshë të ulët apo të lartë janë në rrezik më të madh se ata që kanë lindur me peshë normale. Rreziku rritet në rastet kur nëna ka  zhvilluar diabetin gjatë shtatzënisë, por edhe te fëmijët që nuk  kishin mundësi të ushqeheshin me gji për një kohë të gjatë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Si në rastin e një fëmije më shëndet të plotë, por edhe në një fëmijë me diabet të tipit 2, rekomandimet janë të njëjta në rast se duam të kemi një ushqyerje të shëndetshme, në rastin e dytë thjesht duhet të jemi edhe më korrekt pas regjimit.

Së pari, duhet të tregojmë kujdes për të arritur një peshë normale nëse fëmija është mbi peshë. Kjo duhet të jetë një rezultat i një diete të balancuar dhe të shoqëruar me aktivitet fizik.

Duhet të hamë shpesh dhe pak: është çelësi për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

Duke ngrënë shpesh mund të kontrollojmë masat e ushqimit që duhet të konsumojmë dhe të kujdesemi për kombinimin që duhet të bëjmë, në mënyrë që të mos kemi as hiperglicemi dhe as hipoglicemi.

Bulmeti është thelbësor në moshën e zhvillimit pasi na plotëson nevojat për kalcium. Mund të konsumojmë qumësht, kos, djathë, gjizë, salcë kosi etj, por duhet të kujdesemi të preferojmë ato me yndyrë të reduktuar (jo ato me 0%), por thjesht të skremuara. Mund të abuzohet shumë lehtë te djathi i bardhë apo ai kaçkavall, ndaj duhet të tregojmë kujdes te sasia. Për shembull, 40-50 gr djath është shumë mirë në një ditë nëse konsumojmë edhe 1-2 racione kos dhe qumësht.

Frutat përsëri duhet të jenë të integruara në menunë ditore, por nuk duhet të abuzojmë duke konsumuar disa fruta në një vakt, por t’i ndajmë ato gjatë ditës dhe të zgjedhim ato që janë më pak të ëmbla.

Gjithashtu duhet të theksojmë se mirë është të evitojmë lëngun e frutave pasi nuk marrim fibrat. Një zgjedhje është që preferojmë lëng frutash të kombinuara me perime së bashku për të ulur sasinë e karbohidrateve dhe duke marrë edhe më shumë vlera ushqimore.

Drithërat që janë baza e një ushqyerje në menunë duhet të jenë të zgjehdura, të konsumohen vetëm ato integrale. Oriz integral në rizot, në perime të mbushura, si dhe në supa. Bukë integrale, por edhe produkte të tjera me miell integral, si: krepa, pite, byrek, makarona integrale, por edhe ëmbëlsira të tjera me miell integral, si: kek, biskota etj.

Vaktet kryesore, mëngjesi, dreka dhe darka duhet të kenë 3 makronutrientët: karbohidrate, yndyrë dhe proteinë.

Burimet proteinike shtazore duhet t’i zgjedhim me pak yndyrë, si: mish i kuq pa shumë dhjamë, mish pule pa lëkurë etj.

Derisa nga burimet e yndyrës të preferojmë ato me acide yndyrore bimore, si: vaj ulliri, fruta të thata (bajame, arra, lajthi, etj), por edhe acide yndyrore nga peshku, si: sardele, salmon, ngjala etj.

***

Dietë për fëmijë me diabet gjatë ditës në shkollë:

Mëngjes: 1 kupë (200ml) kos 1-2% yndyrë me 15 kokrra bajame (arra ose lajthi) ose 1 lugë gjelle fara luledielli dhe 3 lugë gjelle drithëra integrale

Në shkollë me vete: 2 feta bukë thekre ose integrale, rreth 50-60gr me 1 lugë salcë kosi ose gjizë me 1 vezë të zier me 2 feta djathë me pak sallatë jeshile me pak kastravec ose spec të pjekur.

Drekë në shtëpi: 1,5 kupa  ose 1 kupë me bizele me pak karrotë me pak spec, qepë, domate me erëza me 1 lugë gjelle vaj ulliri

1 racion sallatë me domate, kastravec, spec, 5 kokrra ullinj me 60gr djath të bardhë me pak rigon 1 lugë gjelle vaj ulliri

1-2 feta bukë integrale ose thekre

Pas dreke: 1 gotë dhallë dhe 4 luleshtrydhe ose 2 kajsi

Darkë: 1 omletë me 1 vezë me pak kungull, spinaq me pak spec me 1 lugë gjelle vaj ulliri

1 racion sallatë jeshile, karrotë me pak domate me 1 lugë gjelle vaj ulliri

50gr djath ose 1 gotë qumësht ose 1 kupë (200ml) kos 1-2 % yndyrë

1-2 feta bukë integrale thekre 30-60gr

Kur hanë me familjen

Mëngjes: 1 fetë bukë integrale ose thekre 30gr

1 vezë të zier

30 gr djathë mocarela

1 domate

Para dreke: 1 karrotë dhe 2 kajsi ose 1 kivi

Drekë: 200 gr peshk të pjekur me erëza në furrë

1,5 kupë  ose 1 kupë pastë integrale me salcë domate me erëza me 2 lugë gjelle vaj ulliri

Sallatë jeshile me pak karrotë me pak kastravec me 1 lugë gjelle vaj ulliri

1 fetë bukë integrale ose thekre 30gr

Para darke: 1 filxhan luleshtrydhe dhe 15 kokrra bajame

Darkë: Sallatë jeshile, domate, kastravec, karrotë të grirë, 2 lugë miser me 100gr mish pulë të pjekur të prerë në copa të vogla  me 1 lugë gjelle vaj ulliri

30 gr djathë të bardhë

1 fetë bukë integrale 30gr

Për një adoleshent që merret me sport

Mëngjes: 1 gotë qumesht (240ml)  ose 1 kupe me kos (200ml) 1-2 % yndyrë me 3 lugë gjelle tërshërë me 60gr djath të bardhë me 1 lugë gjelle vaj ulliri

Para dreke: 1 fetë bukë thekre ose integrale 30gr me pak avokado të lyer dhe me 1 lugë gjelle gjizë dhe 2 kajsi ose 2 kumbulla jo fort të ëmbla

Drekë: 150 gr mish pule pa lëkurë të pjekur në furrë me erëza dhe me pak vaj

1 ose 1,5 filxhan rizoto integrale me perime me 1.5  lugë gjelle vaj ulliri

1 racion sallatë me brokoli, karrotë dhe kungull të ziera me 1 lugë gjelle vaj ulliri

Para dreke: 1 kupë kos 1-2% yndyrë me 15 kokrra bajame me ½ banane jo të pjekur fort dhe me 2-3 luleshtrydhe

Darkë: 1 racion sallatë me: 150-250gr patate të ziera, sallatë jeshile, karrotë të grirë, 2 angjinare të freskëta, pak qepë, 10 kokrra ullinj, 1 vezë të zier, 50-80gr ton peshku ose mish pule me 1 lugë gjelle vaj ulliri