Dita Botërore e Ujit: 2.4 miliardë njerëz jetojnë pa higjienën themelore

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë), pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: “Gratë dhe uji”, 2004: “Uji dhe Fatkeqësitë”, në 2007: “Si të merren me mungesën e ujit”. Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë. Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jentojnë pa higjenën themelore./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi