Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja në Shqipëri! 15 të vdekur brenda këtij viti, mes tyre 2 fëmijë

Ky vit ka shënuar një shifer alarmante prej 15 vdekjesh nga HIV/AIDS. Dita Botërore e sëmundjes e gjen Shqipërinë me 1716 të infektuar në total dhe 113 raste të reja, nga këta 87 meshkuj dhe 26 femra. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për sa më shumë testime ndërsa problematike shihet mungesa e informimit të të rinjve në shkolla. 

Tirane- Mes 15 personave të infektuar me HIV/AIDS të cilët humbën jetën në vitin 2023 nga virusi, 8 janë raste të reja, përfshirë edhe dy fëmijë. Kryetarja e shoqatës e konsideron shqetësues numrin e fataliteteve duke drejtuar gishtin te mungesa e testimeve.

“Kemi 15 humbje jete nga të cilat 8 janë raste të diagnostikuara këtë vit. Pra 1 në 10 raste të diagnostikuar këtë vit kanë përfunduar në fatalitet, çka është një sirenë alarmi. Nuk mund të vdesë një njeri nga HIV në 2023 nëse kemi programe funksionale dhe fillon terapia në diagnozë të hershme”, tha Olimbie Hoxhaj, kryetare e Shoqatës së pacientëve me HIV/AIDS

 

Raporti i pacientëve me HIV/AIDS mes burrave dhe grave është 70-30%, ndërsa ekspertët thonë se Shqipëria ka një përhapje të ulët të virusit në krahasim me vendet e tjera. Megjithatë jetike është nevoja e testimeve.

“Do duhet që të punojmë më shumë kur vjen puna te testimet dhe mënyra se si i shërbehet këtyre  pacientëve” u shpreh Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Me qëllim ndërgjegjësimin sa më të madh, një nga të prekurit apeloi për shmangien e ndrojtjes në raportimin e këtyre rasteve. Problemi shihet dhe te mungesa e informimit të të rinjve në shkolla lidhur me virusin HIV/AIDS.

Mjeku Roland Bani thotë se zbulimi i të prekurve jo vetëm shkëput zinxhirin e infeksionit, por i krijon atyre mundësi për trajtime të nevojshme./Shqiptarja.com

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo