Duar të ftohta? Ja sëmundjet me të cilat lidhen

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Të gjithë kemi duar të ftohtë edhe pse jemi në ambiente të ngrohta. Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi.

Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes. Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve. Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes.

Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë:

  • Kur keni këmbë ose gishta të këmbës të ftohta
  • Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve, në blu ose të bardhë.
  • Mpirje ose ndjesia e shpimit si me gjilpërë
  • Plagë të hapura ose flluskë
  • Kur keni lëkurë të tendosur

Shkaqet e të paturit duar të ftohta mund të jenë për shkak të ambientit të ftohtë ose përgjigjja e trupit për të mbajtur një temperaturë normale. Por mund të jetë dhe shenjë e një problemi me qarkullimin e gjakut ose e enëve të gjakut në duar.

Ndër shkaktarët e duarve të ftohta përfshijmë:

  • Anemia
  • Sëmundja e Burgerit
  • Diabeti
  • Ngrirja
  • Lupusi
  • Sëmundja e Raynaudit
  • Skleroderma

Kur të paraqiteni tek mjeku

Lini një takim me mjekun nëse të paturit duart e ftohta në mënyrë të vazhdueshme ju shqetësom. Mjeku do të ekzaminojë nëse duart e ftohta janë si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut apo i sistemit nervor. Mjekimi ka si synim kryesor trajtimin e shkaktarit themelor të duarve të ftohta. Në varësi të gjendjes, mjeku do të rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës për të përmirësuar simptomat.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para