Kryefaqja Box 5 Fëmijët e lindur me herpes kanë më shumë gjasa për t’u prekur...

Fëmijët e lindur me herpes kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga ky lloj kanceri

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

herpes-leucemiLeucemia akute limfoblastike është forma më e zakonshme e kancerit të fëmijëve. Sipas një studimi të ri, fëmijët e lindur me herpes kanë një shans më të lartë të zhvillimit të këtij lloj kanceri në fëmijëri. Besohet se rreth 80% e popullsisë së prekur nga ky lloj kanceri është e infektuar me cytomegaloviris (CMV), virus i cili bën pjesë në familjen e herpesit.

Një ekip studiuesish në SHBA identifikuan një sërë infeksionesh të pranishme në palcën e eshtrave të 127 fëmijëve të diagnostikuar me leucemi akute limfoblastike. Ata gjetën praninë e CMV në të gjitha mostrat dhe shumica e të rinjve nuk tregonin shenja të virusit.

Leucemia akute limfoblastike është një kancer i qelizave të bardha të gjakut dhe është përgjegjëse për rreth 80% të rasteve të leucemisë tek fëmijët. Kreu i studimit, dr Stephen Francis, nga Universiteti i Nevadas tha se studimet e mëtejshme do të jenë të nevojshme për të konfirmuar lidhjen midis herpesit dhe kësaj lloj leucemie.

Po shpresohet gjithashtu për gjetjen e një vaksine efektive për parandalimin e CMV.

Burimi: Daily Mail

Gazeta Shendeti ka publikuar një tjetër shkrim ku shpjegon se çfarë është leucemia akute limfoblastike dhe simptomat e saj. Klikoni këtu:

https://shendeti.com.al/wp-admin/post.php?post=50535&action=edit

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here