Frika po shton vaksinimet! Infektimet nga fruthi, prindërit e fëmijëve të pavaksinuar marrin masa

Pas shfaqjes së fruthit në vendin tonë duket se prindërit që nuk kishin bërë vaksinën e MMR fëmijëve të tyre janë frikësuar, të gjendur tanimë edhe nën presionin e çerdheve kopshteve kanë  rendur nëpër konsultore për t’i vaksinuar.

“Tre vjeç është fëmija, nuk është vaksinuar se ka qenë me viroza”.

“Po ia bëj se ma kërkojnë tek çerdhja”-shprehen prindërit.

Doza e parë e vaksinës që të mbron nga fruthi dhe nga rubeola  duhet bërë sapo fëmija mbush 12 muaj, pasi presupozohet që deri në atë moshë fëmija gëzon imunitet nga qumështi i gjirit që ka marrë nga nëna, më pas ky imunitet bie. Ndërsa doza e dytë përforcuese bëhet në moshën 5 vjeçare .

“Ka një ndërgjegjësim të  prindërve këto ditë. Javën që kaloi kemi bërë 100 doza të para dhe 60 doza të dyta”-shprehet mjekja Erma Cobaj.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe tek fëmijët e pavaksinuar shkakton  temperaturë të lartë, dëmtim të cipës se trurit deri dhe humbje jete. Kjo sëmundje prek edhe fëmijët e vaksinuar por e kalojnë lehtë sëmundjen.

Burimi-top-channel.tv

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi