Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një gjyshe ka kthyer nipin e saj në klinikën ku kishte lindur dhe ka kërkuar një fëmijë tjetër, pasi ai ishte shumë i shëmtuar. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka akuzuar stafin e klinikës “Santa Marta” se i kanë shkëmbyer nipin me një foshnje tjetër.

Por mjekët i kanë thënë se kjo ishte  e pamundur, pasi atë ditë në klinikë kishte lindur vetëm një foshnje.

Sekretari i klinikës “Santa Marta”, Carlos Pallares, tregon:-“Gjyshja nuk ishte shumë e lumtur. Ajo nuk e pranon dot fëmijën si një anëtar të ri të familjes dhe për këtë arsye vendosi që ta kthejë atë në klinikë së bashku me nënën dhe babanë e foshnjës. Ata u larguan së bashku me foshnjën, por me parë stafi i klinikës i bëri një kontroll shëndetësor foshnjës”.

Zëdhënësi i Këshillit të Qytetit, Chadan Rosado, tregon se gjyshja po trajtohet nga një psikolog. Ai thotë se nëna nuk duhet gjykuar për veprimin e bërë.

Raportohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë prindërve të tij. Është e paqartë se pse gjyshja mendonte se fëmija ishte i shëmtuar.

Burimi: Mirror / http://shendeti.com.al/