Heronjtë e heshtur në Ditën Botërore të Poliomielitit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

“Duhet të kontribuojmë për të mos lënë asnjë fëmijë të pavaksinuar, pavarësisht vështirësisë për ta arritur këtë synim”, thotë Mohammed Mohammedi, anëtar i OBSH-së që ka dhënë ndihmën e tij për 20 vite për zhdukjen e poliomielitit.

Dita Botërore e Poliomielitit, 24 tetor, është një mundësi për të njohur punën e paçmueshme të anëtarëve të stafit të OBSH-së, si Mohammedi bashkë me 20 mijë heronj të tjerë të heshtur, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në zhdukjen e poliomielitit në të gjithë botën. Poliomieliti është një virus që mund të shkaktojë paralizë të pakurueshme.

Dita Botërore kundër Poliomielitit është vendosur para një dekade për të përkujtuar ditën e lindjes së Jonas Salk, drejtuesi i ekipit që zhvilloi vaksinën kundër poliomielitit. Gjetja e kësaj vaksine dhe përhapja në të gjithë botën e polivirusit oral të zhvilluar nga Albert Sabin, udhëhoqën në krijimin e  Iniciativës Globale për Zhdukjen e Poliomielitit në 1988.

Në vitin 1988, kur OBSH u bë pjesë e Iniciativës Globale për Zhdukjen e Poliomielitit, 10 fëmijë për çdo 15 minuta paralizoheshin nga poliomielitit, në thuajse çdo shtet në botë. Çdo rast ishte krejtësisht i parandalueshëm. Në vitin 2017, deri tani vetëm 12 raste janë raportuar me poliomielit, në vetëm 2 shtete.

Poliomieliti është një sëmundje infektive dhe potencialisht vdekjeprurëse, e cila prek kryesisht fëmijët e vegjël. Ky virus përhapet nga njëri tek tjetri me anë të rrugëve fekale ose orale, dhe më së paku nga ushqimet ose pijet e infektuara. Ajo shumëfishohet në brendësi të trupit, nga ku sulmon sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë. Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, lodhje, dhimbje koke, të vjella, ënjtje të qafës dhe dhimbje në gjymtyrë. Në disa raste të rralla, kjo sëmundje mund të shkaktojë paraliza, të cilat janë shpesh  të përhershme. Një në 200 të infektuar nga ky virus mund të ngelin të paralizuar. Nga të paralizuarit, 5-10% mund të vdesin duke qenë se bllokohen rrugët e frymëmarrjes.

Burimi: Who.int / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin