Husi: 5% e shqiptarëve vuajnë nga diabeti

diabet 2Sot diabeti është shndërruar në një shqetësim global pavarësisht shoqërisë apo hapësirës gjeografike se cilës i përket. Në botë çdo 24 orë zbulohen rreth 3.600 raste të reja me diabet, ndërkohë që 580 të tjerë vdesin dhe 55 verbohen si pasojë e komplikacioneve të lidhura me diabetin. 

Përsa i takon vendit tonë, të dhënat tregojnë afërsisht  5% e popullsisë vuan ndaj diabetit, ndërkohë që mjeku endrikinolog në QSUT, Gerund Husi pohon për “Shëndet+” se shkaqet që çojnë në krijimin e  diabetit janë të ndryshme duke filluar që nga ato socio-ekonomike e duke përfunduar me stilin e jetesës (jeta pa shumë lëvizje). Shenjat tipike paralajmëruese të diabetit janë: humbja në peshë, lodhja e shpeshtë, shërim i vonshëm i plagëve, vështirësi në shikim, urinimi i shpeshtë, konsumimi i tepërt i ujit apo ushqimeve etj.

Postime të ngjashme

KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi