Jashtë funksionit akseleratori i dytë linear

Në pranverën e 2017-s ishte premtuar instalimi i akseleratorit të dytë linear. Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe, z. Ilir Beqaj  është shprehur se “Praktikisht, ne kemi vënë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vëmë në punë, ne na shkon i gjithë investimi 8 milionë dollarë”.

Ndërkohë, akseleratori i dytë linear, një investim prej 1.2 milionë euro i qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Vjenës, u inagurua në qershor të këtij viti. “Tashmë do të ulen ndjeshëm radhët e pritjes, pasi me një akselerator, në momentin kur kishte mirëmbajtje, duhet të ndërpritej trajtimi”, është shprehur Ministrja Ogerta Manastiliu gjatë inaugurimit të pajisjes.

Megjithatë, radhët e gjata dhe nevojat e mjekëve për të patur në funksion dy aparatura duket se nuk kanë përfunduar. Kjo, pasi njëri prej akseleratorëve ka dalë jashtë funksionit.

Nën presion e pritjes, në kushte të rënda shëndetësore, pacientët shprehen tejet të indinjuar. Ata duhet të presin për orë të tëra, ndërkohë që kanë ardhur nga rrethet që herët për të marrë shërbim.

Nga 45 pacientë në ditë që trajtoheshin në këtë shërbim deri më sot, me instalimin e akseleratorit të dytë, trajtohen 90 pacientë në ditë apo rreth 1200 pacientë në vit.

Njësia e Radioterapisë tashmë ka potencialin për të bërë trajtime bashkëkohore me futjen e teknikave të reja, pasi arrihen standarde europiane dhe bëhet i mundur trajtimi me preçizion të lartë, gjë që më përpara nuk realizohej dot me aparaturat e vjetra./ PRO PACIENTIT

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve