Kartat shëndetësore, kaos në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë

Kalimi nga librezat e shëndetit tek karta shëndetësore ka sjellë kaos në qendrat shëndetësore. Megjithëse kanë pasur afat një vit që të marrin kartën, dalja nga qarkullimi e librezave në fund të muajit ka bërë që shumë qytetarë të dynden nëpër qendrat shëndetësore, të cilat duket se nuk i kanë kushtet për të përballuar një fluks të tillë.

Qendra shendetesore nr.1Në Qendrën Shëndetësore Nr.1 të Tiranës qytetarëve u duhet të presin për shumë orë në radhë për të tërhequr kartën e shëndetit. Kjo është kthyer në një shqetësim për ta, pasi shpesh u duhet të lënë ditën e punës për të pritur.

“Kam gjithë ditën që pres në radhë, – thotë një qytetar që po pret në radhë. – Për më tepër nuk më duket normale që më duhet ta rinovoj prapë pas tre muajsh. Libreza shëndetësore ishte më mirë, pasi ishte njëvjeçare”, thotë ai.

Siç mësohet, karta e shëndetit ka afat tremujor për të papunët dhe 6-mujor për të punësuarit.

Një tjetër qytetare, Jumira Brahaj, tregon se i është dashur të shkëputet nga puna dy ditë rresht për të siguruar kartën: “Kjo është dita e dytë që vij. Vetëm tani arrita të mbaroj punë. Ka radhë të tmerrshme, për të mos folur pastaj për ata që nuk e njohin radhën, sepse njohin mjekët. Informacioni është bërrnut, punonjësi është arrogant dhe nuk e bën fare punën e tij.”

E pyetur lidhur me fluksin infermierja S.E. (nuk preferon të identifikohet me emër) thotë: “Radha është për efekt kohe dhe për faktin se është një person që po përballon gjithë fluksin. Për më tepër, hera-herës ka pasur edhe probleme teknike dhe kështu shkaktohet kaos tek qytetarët në radhë”.

Edhe pse qytetarët janë ankuar shpesh për këtë kaos të krijuar në qendrat shëndetësore për kartat e shëndetit, si dhe afatin e tyre, ende nuk janë marrë masa për ta zgjidhur këtë problem./ Donjeta Zeqa

Postime të ngjashme

Alarmi për virusin Nipah, 7 pyetje dhe përgjigje që duhet të dimë
OBSH: Rreziku i virusit Nipah është i ulët në Indi, nuk ka shenja përhapjeje
Kuvendi miraton ligjin që mbron gratë nga dhuna, risi trajtimi psikosocial/mjekësor i dhunuesit
Virusi vdekjeprurës i përhapur në Indi rrit frikën e një pandemie tjetër! Gjithçka që duhet të dini rreth “Nipah”
Qumështi formulë APTAMIL me baktere të rrezikshme, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu
Nuk është ai i gjirit, ja lloji i kancerit që po shkakton më shumë vdekje te moshat nën 50 vjeç
Konferenca e profesionistëve të kujdesit shëndetësor - 12 Maj 2026
Studimi: Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru