Qershitë janë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Ju mund të shtoni frutin e qershisë në ushqimet që hani si në produktet e qumështit, të mishit të derrit, t’i hani të papërpunuara ose t’i bëni lëng. Mund t’i servirni edhe në një tas ëmbëlsire për barbekynë e verës.
Nëse vuani nga artriti dhe përdhesi, konsumimi i qershisë në vaktet tuaja do t’ju ndihmojë në uljen në një masë të madhe të dhimbjeve të forta. Sasitë e mëdha të acidit urik në gjak fshihen pas dhimbjes tepër të fortë kur keni probleme të tilla. Një studim tregoi se acidi urik mund të ulet me 16% duke ngrënë një tas me qershi. Këto të fundit gjithashtu mund të zvogëlojnë inflamacionin duke ulur sasinë e proteinave C reaktive. Kështu që shtojeni dietën tuaj edhe me qershi.
Lufton kancerin
Qershia ka një pigment të kuq që përbëhen nga një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon për të luftuar radikalet e lira në trupin tuaj. Cianidini është një flavonoid nga grupi anthocyanin që gjendet tek qershia dhe që ndihmon për të mbajtur nën kontroll qelizat kanceroze. Për qershi me shumë antocianinë përdorni qershitë e ëmbla me shumë pigment, domethënë zgjidhni qershitë me ngjyrë të errët më tepër se ato që janë thjesht të kuqe.
Nëse pirja e një filxhani me çaj kamomili nuk është mjaftueshëm për t’ju bërë të keni një gjumë të qetë, provoni qershitë para se të flini. Qershitë ngjyrë të errët përmbajnë melatoninë, një hormon që ju ndihmon të flini. Studimet kanë treguar se konsumimi i lëngut të qershisë nxit një gjumë të qetë. Kështu që jepini mundësi vetes për një dremitje me një shije të ëmbël qershie.
Mban presionin e gjakut në gjendje normale
Qershitë janë një burim i madh i kaliumit që ndihmon për të ulur tensionin e gjakut, duke larguar kripërat e tepërta nga trupi. Konsumimi i qershive ndihmon që të mbajmë kripërat dhe kaliumin në ekuilibër dhe për të parandaluar hipertensionin. Një tas me qershi ka të njëjtën sasi kaliumi si një banane, duke e bërë atë një frut të mirë kur nuk jeni në qejf për një banane tjetër.
Përgatiti: Alkida Lushaj


