Kujdes! Këto janë ushqimet që shkaktojnë gurë në veshka!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

gure ne veshkaRreth 10% e të gjithë njerëzve vuajnë nga gurët në veshka. Ata mund të jetë aq të vegjël sa një kokërr e rërës apo aq të mëdhenj sa një top golfi, edhe pse gurët që të mëdha janë të rralla.

Ata mund të shkaktojnë gjak në urinë dhe dhimbje. Dhimbjet nga gurët në veshka janë zakonisht shumë të rënda dhe të përhershme.

Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime të cilat mund të shkaktojnë gurë në veshka. Ja cilat janë ato!

Ushqimet e larta në acid oksalik: spinaq, domate, patëllxhan, panxhar, selino, kungull, patate e ëmbël, kikirikë, bajame, boronica, manaferra, luleshtrydhe, majdanoz, dhe kakao.

Lëngu i qitros: Një numër studimesh kanë gjetur se konsumimi i lëngut ët qitros mund të përbëjë  një rrezik për t’u prekur nga gurët në veshka.

Mishi i kuq: Proteinat shtazore janë të lidhura edhe me zhvillimin e gurëve në veshka dhe dëmtimin e  organeve. Mishi është gjithashtu i lartë në acid urik, i cili mund të shkaktojë gurët në veshka.

Ushqimet e pasura me shumë kalcium: Shmangni produktet konvencionale qumështit si qumësht dhe djathë të përpunuar që mund të shkaktojnë tepricë të kalciumit.

Kafeina: Shumë kafeinë mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka për shkak të niveleve të larta të kalciumit në urinë.

Shënim: Pini ujë gjatë gjithë ditës. Nëse jetoni në klimë të nxehtë, të thatë ose nëse ushtroheni shpesh, mund të keni nevojë për të pirë edhe më shumë ujë për të prodhuar urinë mjaftueshëm.

Burimi: lifehealthandfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës