Lajmi i fundit/ Bëhet mama për herë të parë aktorja jonë e preferuar e humorit!

Elena Beta / Shëndeti Onine dhe gazeta ‘Shëndet+’

Aktorja e njohur Delinda Zhupa, e njohur si “Drejtoresha e Tatimeve” në spektaklin e humorit “Portokallli”, sot me siguri ka përjetuar gëzimin më të madh të jetës, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Gazeta ‘Shëndet+’ ka mësuar se aktorja Zhupa dhe partneri i saj, Eldo Disha, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dasantin.

Lajmi i gëzuar është bërë i ditur nga babai i djalit.

Vetëm para pak ditësh aktorja Zhupa ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën ‘Shëndet+’.

“Fëmija, ëmbëlsira që nuk të vel kurrë. Është esenca e jetës”, u shpreh aktorja në intervistën e dhënë për ‘Shëndet+’.

Deli (ashtu siç e thërrasin njerëzit e afërt) ka rrëfyer për ‘Shëndet+’ emocionet që ka përjetuar që nga momenti kur ka mësuar se është shtatzënë deri në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Shtatzënia është sakrifica që të jep lumturinë më të madhe në botë, që do të thotë të krijosh një engjëll i cili nga dita në ditë rritet, evoluon dhe ti mezi pret ta sjellësh në jetë e më pas t’i përkushtohesh gjithë jetën. Është ajo e cila të jep statusin nënë, një status i bukur, i vështirë dhe emocion i rrallë”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të gazetës ‘Shëndet+’, që e gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll