Mëngjesi, vakti më i rëndësishëm i ditës

mengjesNgrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë mund të bëjë një ndryshim të madh në prirjen tuaj për të shtuar apo rënë nga pesha, për t’u sëmurur ose të gjitha bashkë. Një studim i fundit britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës, pasi mëngjesi jo vetëm “trajnon” shqisat tona dhe dëshirën për ushqim më të shëndetshëm por edhe ul nepsin për ushqime të gatshme gjatë ditës.

Studimi eksperimentoi nëpërmjet skanimit të trurit të një grupi të rinjsh që nuk kishte marrë mëngjes dhe një grupi tjetër të ushqyer me mëngjes të bollshëm. Grupi i të rinjve që nuk kish ngrënë mëngjes dëshironte gjatë ditës ushqime të yndyrshme dhe kalorike.

Anashkalimi i mëngjesit ngacmonte qendra të trurit të cilat aktivizonin nepsin për ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyrnash të dëmshme. Të rinjtë që konsumuan mëngjes të ekuilibruar kishin një regjim shumë të shëndetshëm në lidhje me ushqimin gjatë ditës në vijim.

Natyrisht pjesëmarrësit në grupin pa mëngjes ishin më të uritur dhe i shihnin me atraktive ushqimet kalorike dhe të yndyrshme. Pasi mbaruan skanerin, atyre iu ofrua dreka dhe treguan se konsumonin me shumë sasi ushqimi nga grupi tjetër.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe