Mësoni cilat janë ushqimet që përmbajnë shumë fibra!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ushqime_fibraKonsumimi i sa më shumë fibrave ju ndihmon të keni organizëm të shëndetshëm. Sidomos në stinën e verës, përzgjedhja e ushqimit më të mirë është kusht për t’u ndierë më mirë fizikisht. Ja cilat janë disa nga ushqimet që rekomandohen të konsumohen nëse jeni ën kërkim të fibrave…

Buka me miell integral dhe biskotat

Nutricionistët thonë të konsumoni drithëra edhe në drekë. Mund të hani një sanduiç me bukë integrale, ose zhytini biskotat me miell integral në qumësht.

Perimet

Perimet e pasura me fibra përfshijnë angjinaret, bizelet e gjelbra, spinaqin, misrin, bokolin dhe patatet. Por të gjithë perimet kanë një sasi fibrash, nga 1 deri 2 gram për ½ filxhani. Për të marrë sa më shumë fibra, shtojini perimet në omëleta, sanduiçë, makarona, pica dhe supë.

Bishtajore

Thjerrëzat dhe bizelet janë janë të pasura me fibra dhe proteina si dhe të varfra në yndyra. Thjerrëzat gatuhen më shpejt se sa shumica e bimëve të tjera bishtajore dhe janë të preferuara në supa dhe gjyveç. Mashurkat e ziera mund të shtohen në sallata. Të gjithë bimët bishtajore janë plotësues i shëndetshëm i dietës tuaj. Por shtojini ato me ngadalë për të parandaluar fryrjen dhe gazrat. Këshillohet të merrni sa më shumë ushqime që përmbajnë fibra: biskota, torta të pjekura, makarona dhe kos të përzier me fibra shtesë.

Burimi: healthyfood /http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe