Mjaltë me kripë – Kombinimi magjik për gjumë të qetë

Përveç medikamenteve të gjumit që mund të shkaktojnë efekte anësore, ndryshimet në regjimin e të ngrënit dhe kurat natyrale funksionojnë kundër pagjumësisë.

Pagjumësia dhe roli i saj në organizëm

Të gjithë ata që kanë kaluar një natë pa gjumë për arsye të ndryshme, e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është cilësia e fjetjes.

Mungesa e gjumit është shkatërrimtare pë rorganizmin.

Ajo çorienton  funksionet e trurit, shkakton mjegullim të tij dhe rrezikon jetën.

Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe të dobësojë sistemin imunitar.

Roli i Mjaltit Për Një Gjumë Të Mirë

Gjeli i detit është një nga ushqimet që kanë një ndikim të menjëhershëm në hormonet e gjumit.

Duhet ta keni vënë re sa të qetë dhe të përgjumur jeni pasi keni ngrënë gjel deti.

Triptopani është një substancë që përmirëson cilësinë e gjumit dhe humorin.

Ky amino acid ndihmon organizmin të prodhojë dhe të ruajë ekuilibrat e disa hormoneve në mënyrë natyrale.

Ushqimet e pasura me triptofan janë arrorët, farat, djathi, mishi i kuq, mishi i pulës, gjelit të detit, peshku, fasulet, thjerrëzat dhe vezët.

Mjalti nga ana tjetër, përmban sheqerna natyrale që rrisin insulinën dhe lejojnë triptofanin të futet më shpejt në tru.

Ndaj nuk është nevoja të hani gjel deti në mbrëmje. Mjaftojnë dy lugë mjaltë për një gjumë të mirë.

Roli i Kripës Për Një Gjumë Cilësor

Kripa mund të jetë problematike për shëndetin e zemrës.

Kripa nuk është armiku i organizmit për sa kohë e përdorni në sasi të kufizuara.

Në rastin e gjumit, ajo mund të jetë mikja më e madhe.

Një studim i shkencëtarëve në Berlin zbuloi se mungesa e kripës thënë shkoqur ‘të djeg qarkun’.

Sistemi nervor ka nevojë për sodium, jo vetëm për një gjumë cilësor por edhe për një zgjim plot gjallëri.

Zgjidhja Ideale Për Një Gjumë Të Qetë

Përpara se të bini për të fjetur provoni këtë kurë natyrale në vend të substancave farmaceutike.

Përzieni dy lugë çaji me mjaltë me çerek lugë çaji me kripë deti.

Ndonëse tingëllon shumë e bukur për të qenë e vërtetë, kjo këto dy përbërës përmirësojnë gjumin dhe qetësinë e organizmit tuaj.

Gjumë të ëmbël/AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi