Mungojnë barnat e rimbursueshme, midis tyre barna që nuk kanë alternativa

Denisa Canameti

“Fondi, aktualisht nëpërmjet drejtorive tona rajonale është i angazhuar që të lidhë kontratat. Dhe me përfundimin e procesit, sidomos me importuesit farmaceutikë bëhet e mundur evidentimi i saktë i alternativave me të cilat furnizohet tregu farmaceutik. Këtu dalin edhe nevojat eventuale apo mungesa që mund të jenë. Unë shpresoj shumë që të mbyllet para afatit dhe afati është dy  javë”, Eduart Ahmeti, drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga miratimi i listës së barnave të rimbursueshme, e megjithatë vazhdon të ketë mungesa të theksuara ilaçesh. Mungojnë alternativat e para (pra, ato që rimbursohen 100% nga shteti) dhe medikamente të cilat nuk kanë as alternativa.

Të kontaktuar nga “Pro Pacientit”, farmacistët e kanë pranuar këtë situatë, si dhe kanë listuar një numër të gjatë medikamentesh mungesë.  Ajo çfarë është shqetësuese, thonë farmacistët, është se mungojnë medikamente që nuk kanë alternativa. Kjo do të thotë se pacientët kronikë duhet të paguajnë për të marrë alternativat e tjera ose do të rrinë pa barna.

“Është e vërtet që ka mungesa dhe mund të listojmë disa emra ilaçesh që janë alternativë e parë, shprehet një nga farmacistet. Disa nga medikamentet që mungojnë janë:

Hydrea 500 mg (hydroksiure 500 mg) e cila është alternativa e 1(parë)  dhe nuk ka asnjë tjetër zëvendësues.

Duprost 0.5 mg (dutasteride) alternativa e parë falas e rimbursimit, mungon. Përdoret për pacientët me prostatë. Në mungesë të saj pacientët janë të detyruar të marrin alternativën tjetër Avodart (dutaseride 0.5 mg) kundrejt pagesës 850 lekë të reja për 1 muaj.

Acid valproik 500 mg alternativa e parë falas në listën e rimbursimit, për epileptikët . Në mungesë të saj marrin Depakinë 500 mg ( acid valproik ) kundrejt pagesës.

Letrozol 2.5 mg alternativa e parë falas për të sëmuret me Ca (tumor gjoksi ) dhe në mungesë të saj duhet të marrin Femara 2.5 mg (letrozol 2.5 mg) kundrejt pagesës 2835 lekë për 1 muaj mjekim.

Budesonide 200 mcg (Miflonide) pompë, alternativa e parë falas në listën e barnave me rimbursim. Nuk ka asnjë zëvendësues tjetër. Kjo përdoret për të sëmurët me Astmë Bronkiale dhe SPOK .

Acid Ibandronik 150 mg (Bonosta 150 mg) alternativa e parë falas në listën e barnave me rimbursim për pacientët me osteoporozë (sëmundje të kockave).  Në mungesë të saj janë të detyruar të marrin Quodixor 150 mg kundrejt pagesës 180 lekë të reja për 1 muaj mjekim.

Warfarine 1 mg.3 mg.5 mg .janë mungesa alternativa të para falas në listën e barnave me rimbursim. Këto janë antikoagulantë. Përdoren për hollimin e gjakut.

Këto të gjitha janë alternativat e para falas të domosdoshme patjetër për pacientët.

Barna të tjera që janë mungesë janë:

Fraxiparine 0.4

Medrol 4 mg .16 mg

Zoloft 50 mg .

Diamox 250 mg

loram 2.5 mg

Xanax 0.25 mg

Krahas kësaj farmacistët kanë pretendime edhe për marzhin e fitimit.

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Aftësia për t’u mërzitur: Ilaçi i fshehur kundër ankthit modern
Vjeshta me viroza! 5 këshilla të arta për ta kaluar me shëndet të plotë
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Kjo është koha më e mirë për të pirë kafe, sipas ekspertëve
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak