Nuk i rezistoni dot çokollatës? Tani e kemi një zgjidhje.Hani një mollë para se të shkoni në supermarket dhe do të prireni për të blerë ushqime të shëndetshme.
Shumë prej nesh e gjejnë veten duke u shmangur nga blerja e një çokollate para derës së supermarketit. Tani hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë të thejshtë për të ndihmuar blerësit të kontrollojnë dëshirën për të marrë ushqime jo të shëndetshme.
Nëse hani një mollë para se të shkoni në supermarket, do të blini 25% më shumë fruta dhe perime.
Studiuesit rekomandojnë që supermarketet të ofrojnë mostra frutash për të inkurajuar njerëzit të tërhiqen drejt ushqimeve të shëndetshme. Ekipi ka kryer disa studime për të parë se çfarë ndodh me njerëzit kur atyre ju ofrohen mostra ushqimesh të shëndetshme dhe doli në përfundimin se rezultuan në blerje të shëndtshme.
Personat që hëngrën mollë blenë 28% më shumë fruta dhe perime.
Në eksperimentin e dytë u futën 56 pjesëmarrës. Ata hëngrën një ëmbëlsirë të vogël para se të shkonin në supermarket dhe blerjet e tyre ishin të përqëndruara tek ëmbëlsirat
Studiuesit rekomandojnë që dyqanet ushqimore ti inkurajojnë njerëzit për të blerë sa më shumë produkte të mira për shëndetin duke j’u ofruar mostra të frutave dhe perimeve./Daily Mail/ Përshtati në shqip: Elena Beta
