Pacientët në QSUT të rrezikuar nga mbetjet spitalore, tualetet përdoren për magazinim të përkohshëm

 

Emanuel Smaka

Pacientët e repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe të Urologjisë në QSUT rrezikohen çdo ditë nga mbetjet e shumta spitalore të grumbulluara në tualetet dhe ballkonet e spitalit. Disa foto të mbërritura në redaksinë e Gazeta Shëndeti tregojnë situatën e rënduar të magazinimit të mbetjeve spitalore. Anëtarë të stafit të këtij institucioni kanë shkrepur fotot, ku tregohet qartë prania e qeseve të serumit, kateterëve dhe qeseve të urinës të grumbulluara në tualete.

Në mbledhje na porosisin që të bëjmë ndarjen e mbetjeve të rrezikshme spitalore. Ampulat dhe aget i grumbullojmë në qese plastike dhe i lëmë në ambient të hapur në ballkonet e spitalit. Ndërsa qeset e kateterit të urinës, aparatet e serumit dhe serumet duhet ti grumbullojmë në tualetet e pacientëve. Thjesht aget dhe ampulat mblidhen tek ballkoni në ambjent te hapur dhe këto në tualet pastaj bashkohen kur çohen tek makina e firmës, por të paketuara veç e veç. Këto janë burime të rrezikshme infeksioni. Situata është e njëjtë në të gjitha repartet e QSUT-së”, tregon një burim pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili pranoi të fliste për Pro Pacientit.

Edhe pse serumet apo kateterët hyjnë në kategorinë e mbetjeve spitalore jo të rrezikshme, grumbullimi i tyre në tualetet e spitalit mund të shkaktojë përhapjen e infeksioneve tek pacientët.

Udhëzuesi Kombëtar

Ky depozitim i mbetjeve spitalore, të rrezikshme apo jo, shkel Udhëzuesin Kombëtar për Administrimin e Sigurt të Mbetjeve Spitalore. Sipas këtij dokumenti të përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjekësor në spital duhet të angazhohet për ndarjen që në gjenezë të mbetjeve spitalore si dhe të sigurojë ambiente të sigurta për grumbullimin e përkohshëm.

“Prodhuesit e mbetjeve kanë detyrën për kujdes për të marrë masat e mëposhtme në administrimin e mbetjeve spitalore të gjeneruara nga objektet e tyre:

  • Ndarja që në burim e mbetjeve spitalore nga rrymat e tjera të mbetjeve dhe parandalimi i hyrjes së mbetjeve spitalore në zinxhirin e asgjësimit të mbetjeve të ngurta urbane;
  • Ambalazhimi dhe etiketimi siç duhet i mbetjeve spitalore për të mundësuar identifikimin e lehtë, duke përfshirë dhe informacionin mbi burimin e gjenerimit;
  • Sigurimi i zonave për magazinimin e përkohshëm të sigurt dhe të siguruar të mbetjeve spitalore;
  • Sigurimi që personeli i tyre të merr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në trajtimin e mbetjeve spitalore, dhe sigurimi i trajnimit të mjaftueshëm për ta; dhe
  • Përpilimi i një Plani Administrimi të mbetjeve spitalore për referencë nga personeli i tyre.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve