Pediatrit ndalojnë lëngun e frutave për fëmijët e kësaj moshe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pediatrit më të mirë amerikane këshillojnë prindërit të mos u japin fëmijëve lëngje frutash në vitin e parë të lindjes, pasi nuk janë edhe aq të shëndetshme sa shumë prindër mund të mendojnë.

Më parë, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka këshilluar prindërit të shmangin 100% lëngun e frutave për foshnjat nën 6 muajsh. Tani ato e kanë rritur kufirin dhe rekomandojnë që këto pije duhet të përjashtohen krejtësisht nga dieta e fëmijës gjatë vitit të parë të lindjes. Shqetësimi është se lëngjet e frutave nuk ofrojnë asnjë vlerë ushqyese dhe mund të zënë vendin se asaj për çka fëmijët realisht kanë nevojë: qumështin e gjirit dhe proteinat, yndyrat, mineralet si kalciumi që gjendet tek ai.

Është hera e parë që grupi i pediatërve përditëson  udhëzimet në lidhje me lëngjet e frutave që nga viti 2001.

“Mendoj se është një këshillë fantastike për foshnjat dhe vonesën  gjatë të saj. Prindërit mendojnë se foshnjat e tyre kanë nevojë për lëngje frutash, por në fakt është një ide shumë e gabuar”, thotë dr. Elsie M. Taveras, shefja e divizionit të pediatrisë së përgjithshme tek Spitali i Fëmijëve MassGeneral në Boston.

Një tjetër shqetësim është se lëngjet e frutave mund të jenë një pikënisje për konsumimin e pijeve të gazuara.

“Kemi studime që tregojnë se foshnjat që konsumojnë më shumë lëngje në vitet e para të lindjes janë më shumë të prirur që të konsumojnë pije të gazuara ose më përmbajtje të sheqerit”.

Burimi: New York Times / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?