Pezmatimi i mëlçisë, mjekime bimore

Mëlçi është organi më i madh i organizmit tonë dhe është jetik për njeriun, ndaj mbajtja e shëndetshme e saj është tepër e rëndësishme

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Janë sëmundje të mprehta apo kronike, gjatë të cilave dëmtohen qelizat e mëlçisë së zezë dhe çrregullohet funksioni i tyre. Nga këto melciaçrregullime vuan jo vetëm organi i mëlçisë së zezë, por tërë organizmi i njeriut. Kjo ndodh se mëlçia e zezë është një organ jetik që kryen funksione shumë të rëndësishme. Mëlçia është organi më i madh i organizmit dhe gjendet në anën e djathtë të barkut, nën brinjë. Ajo kryen shumë funksione, si: prodhon tëmthin, vitaminën A, substancat për kuagulimin e gjakut. Ato diagnostifikohen vetëm nga mjeku specialist nëpërmjet analizave. Për të sëmurët me mëlçi të zezë rekomandohen ushqime pa yndyrë: ushqimi të jetë i tretshëm, i lehtë, i pasur me vitamina. Të përdoren patate, zarzavate, perime, mish i zier pa dhjamë etj.

Kura popullore

Limoni. Çdo ditë esëll në mëngjes 1 orë para buke pihet lëngu i një kokrre limoni dh e1 lugë gjelle me mjaltë për 30 ditë.

Gjemb gomari është një bimë që ka dhënë rezultate të mira për mëlçinë e zezë dhe për hepatitin. Merrni 5 lugë gjelle nga kjo bimë dhe e zieni në 5 gota ujë për 20 min. Pasi kullohet, pini 2 herë në ditë nga 1 gotë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Merrni 2 patëllxhana, pritini në katërsh dhe ziejini me 1 litër ujë për 20-25 minuta. Pastaj kullojeni dhe pini 3 herë nga 1 gotë në ditë, para buke. Patëllxhani ka ngjyrën e zezë të mëlçisë dhe formën e saj, prandaj thuhet se shëron edhe këtë organ.

Merrni 2 kokrra të bimës argjinare dhe i shtypni. Ziejeni në 1 litër ujë. Lëngu që mbetet, kullohet dhe jepjani të sëmurit nga 3 filxhanë kafeje në ditë. Këtë e përdorni me sheqer dhe mjaltë.

Pelini. Këtë bimë e kanë përdorur për disa sëmundje si qetësues të dhimbjeve në disa organe, sidomos në mëlçinë e zezë, në verdhës etj. Zieni 1 lugë kafeje në 1 gotë ujë. Ky lëng si verë, pihet 1 gotë e vogël para buke.

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve