Pickimet, masat që duhen marrë

Pickimet nga insektet të ndryshme janë të shpeshta dhe të zakonshme gjatë sezonit të pushimeve. Por pavarësisht këtij fakti, kujdesi ndaj këtyre pickimeve duhet të jetë maksimal, pasi shumë prej tyre mund të mbartin edhe pasoja të rënda.

pickimetMegjithatë, shumica e pickimeve që shfaqen në këtë sezon shkaktojnë vetëm reagim lokal duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm që menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut. Ndër këshillat që nuk duhet neglizhuar kur nisemi me pushime është marrja me vete e spërkatësve kundër pickimit të mushkonjave apo dhe insekteve të tjera.

Ndërsa në rastet kur pickoheni duhet të tregoheni të vëmendshëm që të largoni sa më shpejt të jetë e mundur thumbin e insektit që mund të ketë mbetur në lëkurë. Më tej lëkura duhet pastruar dhe larë mirë vendi në të cilin është bërë pickimi. “Mbaj mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin. Përpiquni të hiqni thumbin që është ngulur në trup dhe lyeni zonën e pickuar me locion kalamine për të mënjanuar të kruajturit. Nëse personi i humbet ndjenjat ose ka ënjtje të trupit duhet thirrur menjëherë mjeku. Mjekimi fillon me largimin e thumbit të insektit nga lëkura.

Në rastet e reagimeve të rënda anafilaktike (shoku) duhet të jepet adrenalin, kortikosteroide dhe preparate të kalciumit, por në të gjitha rastet është mjeku specialist ai që vendos se cili prej këtyre preparateve duhet përdorur.

Postime të ngjashme

Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
5 ushqime të ngrira që nuk janë të sigurta për t’u gatuar direkt
Kanceri i gjirit, shenjat e hershme që nuk duhet t’i injoroni
5 kombinime ushqimesh që duhet t’i shmangni, sipas ekspertëve
Studimi: 99% e njerëzve që pësojnë atak në zemër kanë një nga këto katër simptoma paralajmëruese
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Ankthi i zorrëve: Simptomat, shkaqet dhe mjetet për të stabilizuar situatën