Elona Tereziu
Të amortizuara ose jo, në qendrat shëndetësore të kryeqytetit është e pamundur të mos gjesh një pajisje që nuk funksionon.
Aktualisht, në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1, skopia ka prej më shumë se 10 ditësh jashtë funksionit, ndërkohë që në kushte të tilla pacientët janë referuar pranë Dispanserisë për të njëjtin shërbim.
Gazeta Shëndet + ka denoncuar vazhdimisht mosfunksionimin e pajisjeve mjekësore në qendrat shëndetësore të kryeqytetit, ndërkohë që vënia e tyre sërish në punë ka kërkuar gjithmonë një kohë relativisht të gjatë duke sjellë sorollatje e çorientim për pacientët.

