Problemet shëndetësore që paralajmëron gjaku në urinë

Mund të duket e çuditshme, por jo gjithmonë mund ta vini re gjakun në urinë. Ndonjëherë, ka aq pak pika gjaku që shfaqen vetëm në mikroskop teksa mjeku po ju kontrollon për diçka tjetër. Në disa raste shkaqet mund të mos jenë serioze, ashtu siç nuk përjashtohen rastet kur kjo simptomë mund të paralajmërojë për një problem shëndetësor të rëndë. Prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë mjekësore nëse vëreni gjak në urinë.

Infeksion të traktit urinar

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë infeksione që prekin çdo pjesë të sistemit urinar: veshkat, ureterin, fshikën dhe uretrën. Shumica e infeksioneve të traktit urinar prekin  pjesën e poshtme të tij, kryesisht fshikëzën dhe uretrën. Femrat janë më të rrezikuara për shfaqjen dhe zhvillimin e një infeksioni urinar në krahasim me meshkujt. Infeksionet që prekin fshikëzën ose uretrën janë të dhimbshme dhe të bezdisura. Shpesh me pasoja serioze kur ky infeksion përhapet në pjesën e sipërme të traktit urinar deri në veshkë.

Përveç gjakut në urinë, mund të keni djegie gjatë urinimit dhe nevojë të vazhdueshme për të urinuar. Në raste më të rënda, mund të keni dhimbje të barkut ose në pjesën e ijëve.

Infeksion të veshkave

Infeksioni urinar mund të kalojë në veshka nëpërmjet tubave lidhëse të traktit urinar. Simptomat janë thuajse të ngjashme me ato të infeksionit urinar, ndërkohë që shtohen edhe temperatura e lartë e trupit dhe dhimbje të shpinës. Mund të bëhet edhe më serioze nëse infeksioni përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Prandaj, flisni me mjekun nëse vëreni këto shenja.

Gurë në veshka

Nefrolitiaza ose e thënë ndryshe gurët e aparatit urinar, që në gjuhën popullore njihen si gurë në veshka, janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm – 12 mm.

Nëse janë në përmasa të vogla, ato zakonisht dalin nëpërmjet urinës, ndërsa për nxjerrjen e gurëve në përmasa të mëdha nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

Prostatë e zmadhuar

Infeksioni, ndërhyrja kirurgjikale ose një goditje e papritur në prostatë, afër fshikës së urinës, mund të shkaktojë inflamim të prostatës. Përveç gjakut në urinë, mund ta keni të vështirë ose dhimbje kur urinoni. Mund të keni gjithashtu dhimbje në ije ose në pjesën poshtë barkut kur jashtëqitni ose ejakuloni (për meshkujt). Trajtimet jepen në varësi të shkakut, megjithatë mund të keni nevojë për antibiotikë ose ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.

Inflamacion të veshkës

I quajtur ndryshe glomeruloneferiti, mund të dëmtojë filtrat e vegjël në veshka, duke vështirësuar funksionin e këtij organi. Zakonisht njerëzit nuk e dinë që kanë inflamacion të veshkave derisa mjeku iu rekomandon që të kryejnë një analizë të urinës. Përveç gjakut në urinë, ose kjo e fundit duket si në ngjyrë kafe, mund të vëreni edhe ënjtje në fytyrë, këmbë dhe pjesën e barkut.

Kancer

Gjaku në urinë është shenja kryesore e kancerit të fshikëzës së urinës. Mund të jetë shenjë edhe e kancerit të veshkës ose prostatës. Në disa raste, mund të mos shfaqni asnjë simptomë tjetër. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun nëse vëreni gjak në urinë.

Ilaçet

Disa ilaçe, si penicilina ose trajtimet për kancerin, mund të shkaktojnë gjak në urinë. Kjo ndodh edhe kur merrni ilaçe si aspirina ose hollues gjaku, sidomos nëse keni probleme të tilla shëndetësore si infeksioni i traktit urinar.

Aktiviteti i rëndë fizik

Zakonisht prek më shumë vrapuesit se çdo atletë tjetër. Megjithatë, nuk është edhe aq e zakonshme dhe mjekët nuk janë shumë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Mund të jetë për shkak të dehidratimi, një dëmtim në fshikëzën e urinës ose zbërthim të më shumë qelizave të gjakut gjatë ushtrimeve aerobike.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll