Qendra e Specialiteteve Nr.2, radhë të gjata për të kryer një vizitë tek kardiologjia

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

Radhë të gjata, ankth dhe kaos është panorama që të ofron reparti i kardiologjisë në Qendrën e Specialiteteve Nr. 2, Tiranë.

Janë me dhjetëra pacientë që presin radhën çdo ditë për të kryer një konsultë me dy mjekët kardiologë të kësaj qëndre, të ciët punojnë në turne të ndryshme.

Qendra e Specialiteteve nr 2 (2)Fatime Ormani është vetëm njëra nga pacientët e shumtë, e cila vjen shpeshherë në këtë qendër për shkak të problemeve të shumta me shëndetin. Teksa e pyesim se sa kohë ka që pret, na përgjigjet: ”Kam katër orë që pres këtu në këmbë dhe nuk e di nëse do të mbaroj punë se përveç radhës këto të nxjerrin dhe një mijë gjëra vulos andej e firmos këtej”.

Ndërkohë që një tjetër paciente shumë e indinjuar nga pritja e gjatë thotë se kështu është gjithmonë. “‘Këtu është të vdesësh, po më bie të fikët e nuk kam ku ulem”. Ndonëse stolat nuk mungojnë, para numrit të 23 pacientëve që presin radhën vetëm tek kardiologjia, ata bëhen fare të papërfillshëm.

Si pasojë e pritjes sfilitëse rritet dhe tensioni mes pacientëve të cilët vazhdimisht ngrenë tonet ndaj njëri-tjetrit se kush e ka radhën i pari.

Çështja e mungesës së numër radhës ka qenë dhe vazhdon të mbetet një problem nëpër Qendrat Shëndetësore. Teksa pyesim tek recepsioni për një numër që të zëmë radhën, recepsionistja shprehet e habitur nga kërkesa jonë ndoshta jo fort e zakonshme ” Nuk funksionon me numër këtu, as nuk ka pasur ndonjëherë. Shko e zër vetë radhën atje po do të mbarosh punë ”, është përgjigjja e saj.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve