Rrepa, e shijshme dhe kurative

Njihet si ushqimi i të varfërve, por i jashtëzakonshëm, një zarzavate tashmë i rrallë në tavolinat tona, shumë i shëndetshëm dhe me një kosto tepërtë ulët.

rrepa23Rrepa (në të njëjtën familje me lakrën) ka po ato veti të lulelakrës dhe lakrës: vepron si antiseptik, dhe si profilaksi kundër tumorit.

Si mund të përdoren?

Nëse janë të freskëta dhe të buta ato janë shumë të mira të gjalla. Pritini në feta dhe i përzieni në sallatë. Japin një shije të mirë dhe të freskët. Por maksimumi i shijes (dhe i kursimit) arrihet duke i gatuar të ziera me pak vaj ulliri.

Përveç shijes, rezultatet janë frytdhënëse: veti ngopëse (një kile rrënjë rrepë ka vetëm 100 kalori). Të këshillueshme për personat që mbajnë dietë, por edhe veti diuretike.

Disa komponentë aktivë të rrepave ndikojnë në humbjen e një sasie të konsiderueshme natriumi në organizëm. Rrepat kan veti kolagogjike ( që nxit sistemin e mëlçisë), ndihmojnë gjithashtu në luftën kundër hiperkolesterolemisë./Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës