Sa gjatë do të jetoni? Ka një mënyrë për ta zbuluar këtë mister

Nëse doni të dini sa vite do të jetoni, shikoni çfarë përfundimesh kanë nxjerrë shkencëtarët mbi këtë fakt. Gratë në Shtetet e Bashkuara vdesin në moshën mesatare 81 vjet e dy muaj, ndërsa meshkujt në moshën mesatare 76 vjet e 5 muaj.

jetegjatesiSipas studiuesve, gratë kanë tendencë të jetojnë më gjatë, pasi shkojnë te mjeku më shumë dhe ushqehen më shëndetshëm.

Një 70-vjeçar ka më shumë gjasa për të jetuar deri në moshën 100 se një 35-vjeçar, për arsyen e thjeshtë se 70-vjeçari ka pasur më shumë vite kur mund të kishte vdekur, por nuk e bëri.

Mosha e vdekjes ka të bëjë gjithashtu me gjenetikën. Nëse paraardhësit tuaj kanë jetuar gjatë, edhe ju keni trashëguar të njëjtën gjë.

Pavarësisht këtyre shpjegimeve, tema mbi jetëgjatësinë ka ende shumë për të zbuluar.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës