Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për ujë

Nëse trupi juaj është i thatë dhe i padehidratuar nuk mund të funksionojë asnjëherë si duhet, pasi çdo qelizë në trup duhet të përdorë ujin që të funksionojë. Ja disa shenja që tregojnë se keni mungesa të theksuara të ujit ne trup:

ujwwNëse keni urinë të errët: Kjo është shenja më e qartë se ju keni nevojë për më shumë ujë. Gjithmonë duhet gjithmonë të jeni të vëmendshëm në lidhje me ngjyrën e urinës pasi ajo është një tregues i menjëhershëm i nivelit të hidratimit. Urina duhet të jetë e zbehtë në ngjyrë. Nëse është e errët,  keni nevojë për më shumë lëngje. Gjithashtu nëse nuk keni urinuar për disa orë, ndoshta nuk keni pirë ujë mjaftueshëm.

Frymëmarrje e rëndë: Pa ujë të mjaftueshëm do të ndjeheni jashtëzakonisht të nxehtë dhe do të djesisni. Këto janë shenja të dehidrimit të rëndë por që shfaqen më vonë. Një nga pjesët e para të trupit që tregon mungesë të ujit, është goja. Goja e thatë, mund të shkaktojë një aromë jo të mirë, kjo për shkak të mungesës së pështymës. Pirja e ujit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të eleminuar bakteret që ndodhen në gojën tuaj.

skin woterLëkurë të thatë: sidomos në buzë dhe sy, janë shenja klinike të dehidrimit. Kur lëkura është e thatë, shanset janë të shumta që qelizat brenda trupit janë shumë të etura. Kremrat hidratues nuk japin efekt nëse nuk konsumoni sasinë e nevojshme të ujit. Nëse pini rregullisht ujë mund të parandaloni rrudhat e parakohshme dhe të keni linja më të bukura. Mbani gjithmonë një shishe me ujë me vete, kudo që shkoni.

Dhimbje muskujsh: dhimbja e muskujve është një shenjë që tregon se jeni të dehidratuar. Dhimbja e barkut është gjithashtu një shenjë që keni mungesa si: magnez, kalium, natrium.

Dhimbje koke ose nervozizëm: Në qoftë se ju jeni duke vuajtur një dhimbje koke të pazakontë është e sigurt që trupi juaj ka nevojë për ujë.Vështirësia për tu përqëndruar është gjithashtu një shenjë që jeni të dehidratuar./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës