Sherr në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, fyerje e kapje prej leckash mes mjekëve e familjarëve (video)

Denisa Canameti, Xhovana Kodra, gazeta “Shëndet+”

Viti 2015 ka qenë i shënuar për shëndetësinë. Testimi i mjekëve, depistimi për popullatën 45-60 vjeç, mamografia falas, skandali i barnave, koncensionet e pafundme, shkurtimi i personelit mjekësor nëpër spitale kanë qenë disa nga ngjarjet më të diskutuara. Pavarësisht kësaj qeveria e ka konsideruar shëndetësinë si sektorin më të suksesshëm.

Ndërkohë, një nga problemet e ngritura hera-herës është përplasja e mjekëve me pacientët. Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Pamjet e sjella nga gazeta “Shëndet+” flasin për një sherr që tregon lidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me “Kush je ti? Nga je ti? Se unë të … ”

Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale. Ajo çfarë dihet me siguri, është që ata janë barriera e parë mbrojtëse për secilin nga pavionet. Mungesa ose paaftësia e tyre sjell thyerjen e çdo rregulli, duke nisur edhe nga rregulli bazë” nuk lejohen më shumë se 2 familjarë pranë pacientit”.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D
5 pije që mbrojnë sistemin imunitar
4 zakone të përditshme për të shmangur ftohjet dhe gripin
Çfarë e shkakton migrenën
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve