Si ndikojnë smogu dhe pluhuri tek alergjitë?

alergjiAlergologia Mira Xhixha

Këto dy elemente, sidomos në alergjitë e stinës, kanë ndikim të madh. Jo vetëm që i rëndon, por e shfaq më përpara në kohë. Pra, nëse nuk jemi ende në stinën e pranverës, mjafton një përqindje pluhuri në ajër për të çuar në shfaqjen e simptomave që mund të shfaqeshin pak kohë më vonë. Në fakt, përveç se shfaqen më përpara, këto alergji janë më të rënda dhe personat mund të kenë shqetësime edhe jashtë sezonit. Ndotja e ndihmon polenin që ta transportojë atë deri në mushkëri dhe shkatërron mukozat e aparatit tonë të frymëmarrjes.

Në fakt, ajri i ndotur që ne thithim mundohet të pastrohet nga mekanizma mbrojtëse që kemi në organizëm, por kur këta “mbrojtës” mbarojnë si pasojë e sasisë së madhe e ndotjes, atëherë ne rrezikojmë për disa sëmundje të tjera të mushkërive, si: bronshiti kronik që e dobësojnë mushkërinë nga ana funksionale.

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi