Si të luftoni diabetin dhe dhjamin në bark me xhenxhefil?

Xhenxhefili, si suplement ose erz në ushqime dhe pije, mund t’ju mbrojë nga obeziteti dhe sëmundje kronike, kanë zbuluar shkencëtar. Edhe pse ekspertët nuk mund të përcaktojnë një dozë të saktë për qëllime parandaluese, ata thonë se konsumimi i kësaj erëze është i mirë për disa arsye.

Pas një analize që ata u kanë bërë rezultateve të 60 studimeve të kryera në lidhje me xhenxhefilin, ata zbuluan se kjo erz ndihmon kundër obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Autorët e Universitetit Bujqësor të Kinës i fokusuan kërkimet e tyre tek aspektet e ndryshme të sindromës metabolike, një kombinimin e tri ose më shumë faktorëve të rrezikut për diabetin tip 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili, një nga erëzat më të përdorura në botë, është përdorur gjithashtu edhe në mjekësi për të trajtuar një sërë sëmundjesh, falë përmbajtjes së lartë në antioksidues dhe fotokimikë.

Kjo erz ndihmon në djegien e dhjamit në tru, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Xhenxhefili kla gjithashtu veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe rrezikut për zhvillimin e arterosklerozës, një grumbullim i rrezikshëm i yndyrës në arterie.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës