SKANDAL! Shkodër, i sëmuri shoqërohet në ambulancë nga… sanitarja

Denisa Canameti, gazeta Shëndet+

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot me shërbimet e urgjencës në Shkodër, të cilat kanë nisur me ambulancë nga Shkodra në Tiranë një djalë të vogël të shoqëruar nga… sanitarja. Mësohet se djali ka pasur infeksion dhe temperaturë të lartë.

ambulanceBurime brenda spitalit në Shkodër bëjnë me dije për gazetën “Shëndet+” se djali është shoqëruar nga sanitarja, pasi stafi mjekësor ka refuzuar ta shoqërojë. Për fat të mirë, djali tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas ligjit, një i sëmurë në ambulancë duhet të shoqërohet nga mjeku dhe infermieri, përgjegjës për të dhënë ndihmën në rast të komplikacioneve që i sëmuri mund të ketë gjatë përcjelljes për në spital.

Në rastin përkatës, nëse fëmija do të kishte pasur ndërlikime, jeta e tij do të ishte në rrezik.  Një ngjarje e tillë tregon edhe njëherë neglizhencën që tregojnë ekipet mjekësore ndaj pacientëve.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë