Spondiloartriti, sëmundja që prek nyjat e shtyllës kurrizore

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme që tregon se vuani nga një sëmundje e pashërueshme.

Sipas “The Sun”, rreth gjashtë për qind e njerëzve me dhimbje kronike diagnostikohen me spondiloartrit aksial, ose shkurtimisht SpA aksial.

Organizata “CreakyJoints” thekson se kjo sëmundje ka tendencë të fillojë në adoleshencën e vonë dhe në fillim të viteve 20, por mund të duhen mesatarisht 8.5 vjet për t’u diagnostikuar. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të bëjë që rruazat në shpinë të shkrihen së bashku, duke i bërë aktivitetet e përditshme shumë të dhimbshme. Në rastet më të këqija, një kockë e re mund të formohet në trup.

Trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve, në vend që të ndalojë përparimin e sëmundjes.

“Është e dhimbshme për një reumatolog të shohë pacientë në një klinikë që kanë përjetuar dhimbje shpine për vite me radhë dhe që u është thënë se shkaku lidhet me lëndimet nga sporti apo nga lodhja.

Dhimbja shpesh shfaqet kur dikush është në të 20-tat. Kjo mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, si dhe më shumë dëmtim të shtyllës kurrizore. Gjendja prek nyjet e shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek ijet.

Por një tipar tjetër i zakonshëm i është dhimbja e vitheve e ngjashme me dhimbjen e nervit shiatik, që mund të ngatërrojë mjekët për të diagnostikuar sëmundjen”- tha Dr Raj Sengupta, duke shtuar se: “Dhimbja e nervit shiatik shkakton dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në vithe e deri te këmbët, por SpA aksiale shkakton dhimbje vetëm tek vithet, jo tek këmbët”.

Top Channel

Postime të ngjashme

Malaria në Shqipëri, ISHP konfirmon: Raste sporadike të importuara dhe pa evidencë të transmetimit në vend
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi