Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Kur jeni jashtë për një shëtitje me siguri vishni një xhaketë , ndërsa burri juaj është vetëm me një jelek. Ose ndodh të jeni duke u dridhur nën batanije ndërkohë që burri juaj mund të jetë duke parë televizor i qetë. Ka arsye shkencore që e shpjegojnë këtë fenomen.

Gratë kanë temperaturë më të lartë trupi se sa meshkujt.

Kjo tingëllon si një kontradiktë, por është e vërtetë. Një studim i bërë nga Universiteti i “Maryland School of Medicine” i publikuar në rrjetin JAMA gjeti se ndërsa temperatura e trupit nuk ndryshon nga personi në person, nag dita në ditë, temperatura e trupit të grave ka qenë vazhdimisht më e lartë se homologët e tyre meshkuj “. Kështu që do të thotë se ne jemi më të ngrohta pra, apo jo? E gabuar! Kur trupi  është i ngrohtë, ajri i ftohtë ndihet edhe më i freskët për trupin.

Gratë që përdorin kontraceptivë kanë temperatura edhe më të larta të trupit.

Hormonet ndikojnë në temperaturën e trupit tuaj duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, edhe pse nuk mund të vëreni atë.

Gratë kanë gjymtyrë më të ftohtë se meshkujt:

Gjëja e parë që shpesh dëgjoni nga gratë është:  duart dhe këmbët më kanë ngrirë. Kjo është e vërtetë, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar Lancet, duart e grave dhe këmbët janë më të ftohta se ato të burrave nga një gradë pak.

Gratë kanë metabolizëm më të ngadalshëm se sa meshkujt:

Sipas një artikulli të publikuar në Gazetën e Fiziologjisë së Aplikuar, burrat kanë një normë metabolike që është rreth 23 për qind më e lartë se ajo e grave. Pra, trupat e grave janë më të ftohtë se trupat e  burrave, sepse metabolizmi jonë është më i ngadalshëm, dhe kjo është arsyeja që ne mund të hamë më shumë biskota pa fituar peshë.

Burimi: glamour