Urdhri i Ministrisë që ka zemëruar mjekët e familjes, Durrës

Në një letër të përcjellë në adresë të redaksisë së “Pro Pacientit” nga mjekët e familjes, Durrës, shprehet pakënaqësia e tyre ndaj një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilit mjekët e familjes duhet të kryejnë roje nate te Spitali i Durrësit, Urgjenca Pediatrike (nga ora 22.00 deri në 6.00). Mjekët, shprehin pretendimin se e para nuk kanë specialitetin e duhur për ta bërë këtë shërbim, çka i ekspozon ata nga gabimet e mundshme mjekësore, si dhe urdhri sipas tyre është përcjellë pa asnjë konsultim paraprak.

Letra e plotë:

Përshëndetje

Me anë jush duam të dërgojme këtë peticion ku të shprehim një shqetësim madhor që na ka prekur seriozisht ne mjekëve të familjes të qytetit dhe fshatrave të Durrësit.

Jemi ne mjekët e Durrësit që me anë të presioneve të vazhdueshme, që do të na heqin nga puna nëse nuk zbatojmë urdhërat e Ministres së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale.

Dhe ne që punojmë me presion nga pacientët, drejtorët, ministrja etj.

Meqënëse deri tani nuk na ka dëgjuar asnjë për këtë ankesë serioze që ne kemi po ju drejtohemi ju se ndoshta Ministrja që supozohet të na mbështesë do ta lexojë këtë dhe ndoshta do të reflektojë mbi vendimet absurde që merr. Prej disa kohesh na vjen një urdhër nga drejtoresha se me urdhër të Ministres së Shëndetësisë  mjekët e familjes duhet të kryejmë roje nate te Spitali i Durrësit, Urgjenca Pediatrike (nga ora 22.00 deri në 6.00) se më pas ditën tjetër duhet të jemi direkt në punë (imagjinoni si mund të kryesh vizita ditën tjetër ku dhe gabimet mjekësore mund të bëhen dhe nga ato që normalisht nuk do ti bëje kurrë. E dashur Znj. Ministre si mund të detyrosh mjekët e familjes (që në të vërtetë nuk kanë bërë specializim për pediatri) të bëjnë roje në një nga urgjencat më të vështira dhe delikate të mjekësisë. Ne kemi raste me urgjenca të fëmijëve në punën tonë të përditshme ama rastet që duan një trajtim të specializuar i dërgojmë në spital.

Atëherë si mundemi ne të trajtojmë në spital kur vetë i dërgojmë aty? Pse e vë mjekun e familjes

përballë vështirësive ligjore, emocionale, perfomancë kur në të vërtet ne kemi licencë të ushtrimit të profesionit si mjek të përgjithshëm? Në qytet ke mjekë që kanë bërë atashime 1 vjeçare në QSUT për pediatri apo kurse 6 mujore ose specializantët e viteve të fundit për pediatri dhe mund të ja servilesh atyre këtë ide tënden. Disa prej nesh kanë vite që kanë ofruar shërbimin e tyre vetëm të rriturve apo nga ato që kanë pak vite punë atëherë si mund t’i ofrojmë shërbim urgjencë në fëmijë kur nuk e kemi ofruar.

E kuptoni që çdo ditë e më shumë po na çoni drejt Gjermanisë (1 në 2 mjekë është duke mësuar gjuhën gjermane përveç moshave që janë duke dalë në pension). E kuptoni që kështu prishni imazhin e spitalit rajonal Durrës duke na vënë ne mjekët që vetë kemi çuar pacientët në Spital dhe po ne do na gjejnë aty. Jemi dakort që sipas kontratës, kur nuk ka mjekë (dhe ikja e tyre është një shenjë revolte znj.Ministre) të ofrojmë shërbime, por këtë e bëjmë sa herë që na mungojnë mjekë në qendrat shëndetësore (që tashmë është bërë e zakonshme sepse nuk ka qendër pa mungesa 2 ose 3 mjekë) të mbulojmë ne shërbimin shëndetësor pa asnjë problem për t’i shërbyer qytetarëve por jo jashtë kompetencave tona mjekësore. Për sa më sipër duke shpresuar që znj .ministre do ta lexojë dhe reflektoje mbi urdhërin që ka dhënë për një shërbim cilësor që qytetarët e meritojnë urojmë të reagojnë urojmë të reagojë Urdhëri i Mjekut që na pajis me Licencë të Ushtrimit të Profesionit si Mjekë të Përgjithshem ku për çdo muaj merr nga ne një taksë mujore. Shoqata e Mjekut të Familjes, mjekë të tjerë që të na mbështesin dhe sigurisht z. Kryeminister ju lutem reagoni duke na mbeshtetur dhe mjaft më me presione se na duket sikur nuk do të ndryshojë asgjë megjithëse vitet kalojnë.

Duke ju falenderuar

Mjekët e familjes Durrës

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Aftësia për t’u mërzitur: Ilaçi i fshehur kundër ankthit modern
Vjeshta me viroza! 5 këshilla të arta për ta kaluar me shëndet të plotë
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Kjo është koha më e mirë për të pirë kafe, sipas ekspertëve
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
8 zakone të thjeshta që ndikojnë në sheqerin në gjak