Ushqime ngjyrë blu, të kuqe e vjollcë, më të mira për qarkullimin e gjakut

fruta pylliGjithnjë e më shumë po flitet për efektet antioksiduese të polifenolit, përbërës të cilit i detyrohet ngjyra blu, e kuqe dhe vjollcë (dhe në disa raste edhe shija e athët) e çajit, verës së kuqe, luleshtrydheve, boronicave, dhe e frutave të ndryshme, perimeve, erëzave aromatike etj.

Një studim italian tregon se çfarë ndodh në rastet e një diete të pasur me polifenol.

Në të 86 të rritur mbipeshë apo obezë, me rrezik të lartë kardiovaskular, u ndanë në katër grupe dhe secili prej tyre ndoqi për tetë javë një dietë. Kjo dietë ishte për njërin grup i pasur me polifenol (mes kryesoreve: kafja dhe çaji jeshil pa kafeinë, çokollatë e zezë, karçof, qepë, spinaq, rukola, vaj i pastër ulliri), për një grup tjetër i pasur me omega 3 (yndyra të mira të peshkut, të siguruara sidomos nga salmoni, goca ekuqe dhe açuget), grupi i tretë kishte dietë të pasur me polifenol dhe omega 3 dhe në fund, grupi i katërt (ai i kontrollit) kishte një dietë të varfër si me polifenole ashtu dhe me omega 3.

Me dietën e pasur me omega 3, pas të ngrënit ulej prodhimi i strukturave që prodhonin yndyrnat dhe efekti ishte edhe më i mirë tek grupi që kishte dietën e pasur me polifenol. Për më tepër, kjo dietë ulte edhe stresin oksidativ që luan rol të rëndëisshëm në plakjen e qelizave dhe në përparimin e aterosklerozës.

“Kërkimi ynë hedh dritë mbi vlerat e dietës mesdhetare”, thotë Gabriel Rikardi, profesor e bashkautor i studimit. – Deri më tani ulja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në popujt mesdhetarë lidhej me përdorimin e vajit të ullirit përkundrejt popujve të Evropës së Veriut apo amerikanëve që përdorin yndyrna me origjinë shtazore. Tashmë është e qartë se dieta mesdhetare promovon shëndet të mirë falë më shumë faktorëve ushqyes mes të cilëve polifenoli, e pranishme sidomos në perime, por edhe në fruta, në vaj, në verën e kuqe, pa harruar filxhanin e kafes dhe çokollatës, me origjinë ekzotike, por fatmirësisht të futur në traditën mesdhetare.

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë