Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’
E dimë që aktiviteti më i mirë fizik është ai që ju ngjit më shumë, megjithatë, nëse doni të garantoni suksesin e rënies në peshë, instruktorja e shumë personazheve të famshëm, Kit Rich, ju sugjeron vetëm një lloj ushtrimi.
“Pilate është ushtrimi nr. 1 që mund të bëni gjatë gjithë jetës suaj. Është absolutisht aktiviteti më i mirë fizik. Tek ky ushtrim përfshihen pajisje të ndryshme, prandaj, çfarëdolloj dëmtimi të keni ose në çdo fazë të jetës që të jeni (për shembull jeni shtatzënë), ka gjithmonë një opsion për ju. Në këtë mënyrë, Pilate është shoku juaj më i mirë”, shpjegon instruktorja Rich.
Shumë personazhe të njohur janë të fiksuar pas Pilate. Miley Cyrus, Pink, Emma Stone e kanë përdorur këtë ushtrim për të forcuar muskujt dhe tonifikuar trupin.
Duke qenë se Pilate është një lloj stërvitje që mund të modifikohet sipas dëshirës, ju mund ta bëni pjesë të rutinës suaj në çdo fazë të jetës.
Rezultati? Nuk do t’ju bëjë vetëm të ndiheni më të “lidhur me trupin” , por do t’ju ndihmojë të humbisni gjithashtu kilet e tepërta dhe të tonifikoni trupi.
“Do të ndiheni shumë e dobët, do të jeni më elastike, muskujt e barkut do të duken fantastik dhe të pasmet tuaja do të duken më bombastike, pa u lodhur shumë. Krahët do t’ju duken më të tonifikuara. Është një përfitim për të gjithë trupin”, thotë Rich.
Pilates është një lloj gjimnastike e krijuar para 80 vitesh nga gjermani Joseph Pilates.
Dhe ka qenë e vetmja teknikë e aftë për t’i ofruar trupit një stërvitje komplete. Pilates përfshin joga, luftim greko-romak, ushtrime të përdorura nga akrobatët e cirkut, lëvizje nga artet marciale, të mbledhura për të krijuar një program komplet me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara nga Joseph Pilates, i cili i vuri emrin e tij. Ai e çoi pastaj teknikën e tij në Nju Jork, ku do të përdorej nga balerinët, për të forcuar muskujt, mbajtur ekuilibrin dhe fleksibilitetin pa u lodhur shumë.
Nëse ideja e një trupi më të dobët, tonifikuar dhe me muskuj ju duket interesante, mund të merrni kurse pilate “Te Stela Sport Center”.
“Te Stela Sport Center’ është qendra juaj sportive. Me instruktorë profesionistë, “Te Stela Sport Center” ofron kurse pilate, noti, kickboxing, zumba, sauna dhe shërbime të tjera fizike për një jetë sa më aktive dhe të shëndetshme.
Gjatë muajit shkurt janë përgjysmuar çmimet “Te Stela Sport Centre”. Prenotoni tani seancat tuaja të aerobisë dhe i përfitoni ato me 50% ULJE!
Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10,Te Stela.al ose në Facebook: “Te Stela Resort”.


