Uthull molle dhe mjaltë çdo mëngjes. Ja përfitimet që do të merrni!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

bark3Mjaltë dhe uthull molle është një nga kombinimet më të shëndetshme që mund të përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Kombinimi  i të dy përbërësve është një pije tepër e shëndetshme që ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e muskujve, dhimbjen në nyje dhe fyt, ju ndihmon të humbisni peshë, si dhe shumë përfitime të tjera.

E rëndësishme është ta konsumoni atë në baza ditore, dhe efektet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

Kjo përzierje e mahnitshme në mënyrë efektive trajton dhe parandalon infeksionet, pasi mund të shkatërrojë bakteret që shkaktojnë sëmundjet, inflamacionet dhe infeksionet. Këto janë disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të përzierjes së uthullës së mollës dhe mjaltit:

  • Trajton urthin
  • Ul kolesterolin e lartë të gjakut dhe presionin e lartë
  • Përmirëson lëkurën, duke e hidratuar
  • Trajton inflamacionin
  • Shëron dhimbjen e fytit
  • Eliminon frymën e keqe
  • Siguron energji

Megjithatë, ju duhet të përdorni përbërës krejtësisht natyralë, organikë dhe të papërpunuar, në mënyrë që të gëzoni përfitimet e shumta të kësaj pije. Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar
  • 1 lugë çaji uthull molle
  • 1 filxhan ujë

Udhëzime:

Në një gotë me ujë, shtoni mjaltë dhe uthull molle, më pas përziejeni mirë.

Përdoromi:

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes, rreth 20 minuta para vaktit të mëngjesit, me stomak bosh. Gjithashtu mund ta pini atë gjatë gjithë ditës, në bazë të nevojave dhe preferencave tuaja.

Megjithatë, përdorimi i tepruar i uthullës së mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë densitet të kockave, sigurohuni që gjithmonë ta merrni atë në doza të arsyeshme.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë përzierje për një kohë të gjatë, pasi ajo mund të bashkëveprojnë me barnat për diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës