Vazhdojnë denoncimet: Të tjera ilaçe jetëshpëtuese mungojnë në farmacitë tona

Deputeti i PD Bardh Spahia, me profesion mjek, jep sërish alarmin për mungesën e medikamenteve jetëshpëtuese.

Dy ditë më parë, Spahia tha se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mungon prej më shumë se dy javësh Trinitrina (nitroglicerina), një medikament jetik për pacientët me probleme me zemrën (lexo këtu).

Ndërsa sot ai ka denoncuar mungesën e një tjetër medikamenti jetëshpëtues në farmacitë e vendit. Bëhet fjalë për sintromin, medikament po ashtu i rëndësishëm për pacientët me sëmundje të çrregullimit të zemrës dhe koagulimit të gjakut, ku sipas deputetit mungon prej 2 muajsh në farmacitë e vendit,

“Medikamenti Sintrom (Acenocoumaroli) 0.4 mg mungon prej 2 muajsh në farmacitë e vendit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e recetave për të sëmuret kronike me sëmundje të çrregullimit të zemrës dhe patologjive të koagulimit. Këta të sëmurë detyrohen të blejnë nga xhepi i tyre barna alternative të Sintromit.
Theksojmë këtu që Sintromi është jetëshpëtues për shumë pacientë e sidomos për ata të operuar për valvolat kardiake”,
denoncon deputeti Bardhi.

Ndërkohë ai ka publikuar edhe denoncimin e një qytetari tjetër, ku krahas ilaçit Sintrom përmend edhe ilaçe të tjera që mungojnë në farmacitë e vendit, si Lorazepami dhe Clonazepami, për të sëmurët kronikë me probleme nervore./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Aftësia për t’u mërzitur: Ilaçi i fshehur kundër ankthit modern
Vjeshta me viroza! 5 këshilla të arta për ta kaluar me shëndet të plotë
Kjo është koha më e mirë për të pirë kafe, sipas ekspertëve
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
5 ushqime që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
Drithërat më të mira për mëngjes dhe si t'i zgjidhni ato
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale