Vetitë kuruese të hithrave

Hithrat është një bimë e cila rritet kudo dhe njihet për vetitë e saj kuruese. Më parë ajo njihej si një kurë e mirë kundër reumatizmës, ndërsa tani mësohet se ajo është një bimë që ndikon në heqjen e helmeve nga organizmi, nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes dhe lehtëson punën e metabolizmit.

hithraaHithrat shërojnë infeksionet në traktin urinar dhe stimulojnë punën e zorrëve. Për këtë arsye, hithrat sugjerohen si pjesë e pastrimit pranveror të organizmit.

Gjithashtu ato kanë veti në pastrimin e gjakut, në ripërtëritjen e qelizave të kuqe të gjakut, pastrojnë trupin prej substancave të dëmshme dhe të padëshiruara, shërojnë dhimbjet e rënda në stomak, menstruacionet dhe shumë probleme të tjera te femrat, sëmundjet e veshkave, infeksionet e tëmthit, të thatin në lukth, përmirësojnë punën e zorrëve dhe mushkërive, shërojnë pagjumësinë e po ashtu ndikojnë edhe në ngrohjen e këmbëve të ftohta.

Në kombinim me bimët shëruese, hithrat mund të përdoren edhe në shërimin e leucemisë. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë po ashtu duhet ta konsumojnë çajin nga hithrat./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para