Kryefaqja Shendeti a-z U Vitamina C pengon zhvillimin e ulcerës peptike

Vitamina C pengon zhvillimin e ulcerës peptike

0
Shpërndaje

vitc

Sa më shumë vitaminë C konsumoni, rreziku për të zhvilluar probleme gastrointestinale (të lukthit dhe zorrëve) pakësohet. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim amerikan, që ka analizuar rreth shtatë mijë persona. Rreth një të tretat e personave të përfshirë në studim kishin antitrupa për bakterin Helicobacter pylori (dhe që do të thotë se kanë qenë të prekur nga ai), e që mendohet se shkakton ulcerën peptike.
Rezultatet kanë treguar se personat me nivel më të lartë të vitaminës C, kishin pasur gjasa më të vogla për t’u prekur nga Helicobacter pylori. Për të marrë më shumë vitaminë C konsumoni më shumë fruta dhe perime, ndërsa atë mund ta merrni edhe përmes suplementeve.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here