florian-binaj

Florjan Binaj, aktori i famshëm i humorit, i njohur për rolin e Policit në programin “Portokalli”, është bërë sot baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij Sadina solli në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Glauk.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka postuar një foto me një dedikim: Sot, dorën sa gishti, nesër jetën sa malet! Sot lindi Glauk, djali jonë dhe na e bëri ditën, familjen dhe jetën më të bukur!

Flori dhe Sadina janë edhe prindër të një vajze, Krena, e cila mbushi 2 vjeç në muajin shtator. Aktori dhe Miss Albania 2007, Sadina Allaj, janë njohur dhe dashuruar pothuajse 14 vite më parë, teksa të dy studionin në Liceun Artistik.

flroan-binaj