Kryefaqja Box 5 3 gjërat që lindja parashikon për shëndetin

3 gjërat që lindja parashikon për shëndetin

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ushqeheni shëndetshëm, kryeni ushtrime fizike, përpiqeni të mos stresoheni, por përsëri nuk jeni aq të shëndetshëm. Nuk është faji juaj, por i gjenetikës, i muajit kur keni lindur, peshës trupore, moshës së nënës etj.familja

Ja çfarë parashikon lindja për shëndetin tuaj:

Nëse keni lindur më shumë se 4.5 kg ose më pak se 2.7 kg…

….jeni të rrezikuar që të keni probleme me shikimin, me dëgjimin dhe me aftësitë njohëse kur të rriteni. Kjo të paktën sipas një studimi britanik të kryer tek më shumë se 400 mijë njerëz. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Mançesterit, kjo ndodh për shkak të mungesës së lëndëve ushqyese para lindjes, ose nga sasia e madhe e hormoneve që prek zhvillimin nervor të fëmijëve që lindin të shëndoshë.

Nëse nëna juaj ka qenë gati 40 vjeç kur keni lindur…

…ju rrezikoheni të prekeni nga depresioni, ankthi ose stresi kur të arrini të njëzetat. Kjo ndodh sepse nënat e moshuara janë më të rrezikuara që të preken nga probleme shëndetësore, dhe kur vajzat e tyre janë akoma adoleshente, i kap ankthi menjëherë. Ndërsa djemtë janë më imunë, duke qenë se nuk përkujdesen shumë për nënat.

Nëse jeni fëmija e parë…

…keni më shumë gjasa që të bëheni mbipeshë në krahasim me  vëllezërit dhe motrat. Kjo të paktën sipas një studimi të kryer tek më shumë se 13 mijë familje suedeze. Pasi analizuan të dhënat e familjeve, shkencëtarët zbuluan se fëmijët e parë femra kanë 29% më shumë gjasa që të bëhen mbipeshë se motrat e tyre të vogla. Ndërsa për meshkujt nuk ndodh e njëjta gjë.

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here