4 arsyet përse përqafimet janë të rëndësishme për shëndetin

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kush nuk do të donte një përqafim të ngrohtë nga nëna, babai, miku apo mikja më e ngushtë, apo më mirë akoma, nga gjysma tjetër e juaja. Përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë emocionalisht dhe jo vetëm, shkruan gazeta Shëndeti. Studimet sugjerojnë se përqafimet mund të sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga lehtësimi i stresit deri tek ulja e tensionit të gjakut. Ja pse një përqafim i ngrohtë është i mirë si për trupin ashtu edhe për shëndetin mendor.

Na bën të ndihemi më të sigurt

Përqafimet nuk na bashkojnë vetëm me njëri tjetrin, ato ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e oksitocinës, një substancë që forcon lidhjet mes njerëzve. Studimet kanë treguar se njerëzit ndihen më mirë dhe më të lidhur me partnerët e tyre kur përqafohen shpesh.

Përqafimi na bën të ndihemi më të lidhur emocionalisht dhe psikologjikisht me personin tjetër, na qetëson dhe na jep më siguri në vetvete.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Përveçse siguron intimitetin, oksitocina shërben edhe për uljen e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar se përqafimet e shpeshta mes grave dhe partnerëve të tyre rrit nivelet e oksitocinës dhe ul tensionin e gjakut.

Lehtëson stresin

Një tjetër arsye e vërtetuar shkencërisht se përqafimi nga nëna është i paçmueshëm.  Hulutmuesit shkencorë nga Universiteti Wisconsin-Madison kryen një eksperiment tek një grup vajzash të moshës 7-12 vjeç, të cilat i vendosën në situata stresuese – iu kërkuan të mbanin fjalime ose të zgjidhnin probleme matematikore para një grupi njerëzish të panjohur. Ato që morën një përqafim ose telefonatë nga nënat e tyre pas asaj situate stresese që kaluan kishin nivele më të ulëta të hormonit kortizol të stresit.

Ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve

Kush do ta besonte që përqafimi mund të na ndihmojë të mbajmë larg gripin? Gjatë një studimi të kryer në vitin 2014 nga Universiteti Carnegie Mellon, në SHBA, hulumtuesit shkencorë zbuluan se njerëzit më pak të stresuar janë më pak të rrezikuar nga infeksionet, kur janë të ekspozuar ndaj një virusi gripal, nëse e ndiejnë që kanë mbështetje sociale në jetën e tyre dhe marrin shpesh përqafime të ngrohta.

 Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës