Pas prishjes së aparaturave, spitali i Fierit mbetet dhe pa medikamente. Mjekët: Ampula nuk bëhemi dot!

Denisa Canameti

Pacientët denoncuan dje prishjen e aparatit të grafisë në spitalin e Fierit. Sipas tyre grafia ka 10 ditë që nuk punon dhe nuk thuhet asgjë se kur do të vihet në funksion. E kontaktuar nga Pro Pacientit, drejtoresha e këtij spitali Bruna Cami, konfirmoi prishjen e aparatit por theksoi se në urgjencë puna mbulohet normalisht.

Fill pas këtij denoncimi, kanë qenë  mjekët e spitalit të Fierit ata që përmes ironisë kanë shprehur shqetësimin për mbarëvajtjen e punës me pacientët pasi sipas tyre në spital nuk ka as dopaminë.

“Mëngjes. E diel. Mora rojën!
Kush më gjen dopaminë, lenitral, adrenalinë, lanatosid C, diazepam, manitol,calci gluconat, natri bicarbonat, prednisolon, voltaren, adalat, atenolol, paracetamol. Më duhen të ndihmoj njerëzit. Jo për reklamë. Se edhe sikur 48 orë pa fjetur të rri unë ampulë nuk behëm dot. Mos u dukni këtej sot” shkruan një mjek i këtij spitali në rrjete sociale.

Komentit të mjekut i janë përgjigjur edhe shumë kolege të spitalit: “Lum unë që do marr urgjencat”.

Nuk kanë munguar as komentet e farmacistëve privat, të cilët janë ofruar për të plotësuar mungesat e shtetit. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën