Denisa Canameti
Në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT ka rregulla të brendshme, të vendosura nga vetë shefi i shërbimit. Bie në sy një rregull mjaft i veçantë, i specifikuar, që u sjell në vëmendje pacientëve rëndësinë e higjienës personale para operacionit:
Zonja, zotërinj:
Në mbrojtje të shëndetit tuaj, ju lutemi të respektoni higjienën e trupit, mjaft e rëndësishme përpara çdo procedure ose operacioni. Në SHBA, sipas studimit në “Journal of Neurosurgery” Annals of Surgery January 2013, infeksionet nga mukozat dhe lëkura arrijnë shifrat 22% duke shkaktuar morbiditet, madje dhe vdekshmëri.
Rekomandimet: Tre ditë para operacionit pacienti duhet të bëjë dush me shampo dy herë në ditë. Tre ditë para operacionit pacienti duhet të lajë dhëmbët dhe të pastrojë gojën me sol. Hexomedinë 0.1% ose Sol. Clorhexidine 0.2% (për përdorim mukozash). Moszbatimi i rregullave të mësipërme nuk na lejon të vazhdojmë procedurat ose operacionin.