A e dëmton shëndetin nervozizmi?! Ja çfarë thonë ekspertët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

nervozizemSipas ekspertëve, nervozizmi në thelb është një përgjigje e natyrshme ndaj “kërcënimeve” të pranishme e të papritura. Në stadin e nervozizmit, trupi liron adrenalinë dhe çon deri në rritje të rrahjeve të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut. Ekspertët thonë se të nervozohesh jo gjithmonë është një shenjë e keqe. Ndonjëherë ky lloj reagimi ju ndihmon të shpërndani qetësimin dhe mos ta mbani përbrenda. Nervozizmi është një reagim që të çon në humbjen e durimit, përqëndrimit dhe ndonjëherë llogjikës, ai është një reagim që lidhet me kiminë e trurit.

Sipas hulumtimeve të bëra në vitet e fundit u konstatua se nervozizmi mund të dëmtojë shëndetin. Së pari, ky reagim mund t’ju dëmtojë zemrën sepse gjatë kohës kur jeni nën presionin e “nervave” zemra fillon të pompojë më shpejt dhe mund t’ju çojë në ndonjë atak të papritur. Ajo mund t’ju japë probleme dhe me tretjen, presionin e lartë të gjakut dhe me trurin sepse njerëzit kur janë nervozë kanë çekuilibrim të të ngrënit, disa hanë më shumë, disa më pak. Do të ishte mirë të kontrollonit ndjesitë e momentit dhe të bazoni çdo gjë mbi arsyen e llogjikën./ www.shendeti.com.al / Burimi: mayoclinic.com

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni