Si ndikon moti në gjendjen shpirtërore?

Ju jeni hasur shpesh me termin çrregullime emocionale sezonale. Ekspozimi ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D, e cila ndikon në nivelet e hormoneve dhe për këtë arsye ndikon edhe në gjendjen shpirtërore. Në ditët me shi ju ka ndodhur që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e planeve për të dalë jashtë. Por ajo që pyesni vërtet veten është nëse moti ndikon apo jo në gjendjen shpirtërore?

kohaHulumtimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore. Një raport i publikuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive. I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë koncentrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.

Çrregullimi sezonal emocional

Në stinën e dimrit njerëzit priren të jenë më të trishtuar për shkak të kohës. Ata duan të flenë më shumë dhe hanë më tepër seç duhet. Nga raporti thuhet se gratë e vuajnë trishtimin në dimër 3 herë më shumë se meshkujt.

Moti dhe alergjia

Alergjitë sezonale ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, sepse ndërpresin gjumin dhe rutinën e përditshme. Moti është një nga faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në alergji. Era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë alergjinë. Alergjia është një tjetër faktor që lidhet me motin dhe ndikon në gjendjen e keqe shpirtërore, për shkak të simptomave që ajo sjell.

Nga hulumtimet rezultoi se moti nuk është formues i gjendjes së mirë apo keqe shpirtërore, por ndikon mbi mënyrën se si ndiheni. Moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës